Shkencëtarët britanik shpikin syrin që kthen shikimin (Foto)

Një implant revolucionar i syrit ka rikthyer shikimin e një plaku nga Britania.

Lifestyle

22/07/2015 11:15

Ray Flynn, 80 vjeç, nga Audenshaw, Mançester, është bërë njeriu i parë në botë që ka marrë një retinë artificiale të syrit për të hequr kështu degjenerimin makular të AMD, që është forma më e zakonshme e problemeve me shikim tek njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar.

Qindra mijëra njerëz do të mund të përfitojnë nga kjo teknologji, e cila më herët është përdorur vetëm tek ata me gjendje të rrallë shikimi, transmeton Lajmi.net.

Kirurgët në spitalin Royal Eye në Mançester i vendosën një çip atij mbrapa në sy në një procedurë katër-orëshe muajin e kaluar.

Screenshot_2

Prej se ishte diagnostifikuar me AMD tetë vite më parë, shikimi i Flynn ishte përkeqësuar në mënyrë progresive, deri tani kur ai arrin të sheh në mënyrë të qartë me sytë e tij.

Procedura që kushton $80,000 i ka dhënë atij përsëri shikimin, duke e bërë të mundur që ai përsëri të lexojë gazetën pas shumë viteve. Ai është shumë i lumtur për këtë dhe kirurgët tani do të kryejnë procedurën e njëjtë edhe tek më shumë pacientë të tjerë gjatë muajve në vazhdim. (Lajmi.net)