Shkencëtarët bëjnë mrekulli! Krijojnë smartfonin që diagnostifikon kancerin

Hulumtuesit nga Universiteti i Uashingtonit kanë zhvilluar një pajisje-smartfon spektromatës me anë të cilit shprehen se diagnostifikimi i hershëm i kancerit është më i mundshëm.

Auto & Tek

19/10/2016 18:57

Smartfoni ka një kosto të ulët dhe është i projektuar të gjenerojë rezultatet me cilësi laboratorike. Produkti në letër dhe mundësitë e aplikimit të tij janë publikuar në Biosensors dhe Bioelectronics.

Zhvilluesit e produktit thonë se pajisja e re punon në matjen e nivelit të interleukinës-6 e cila është e lidhur me kancerin e prostatës, mëlçisë, gjirit dhe kanceret epiteliale. Smartfoni vjen i pajisur me spektrometër i cili analizon sasinë dhe llojin e kimikateve, duke shqyrtuar spektrin e dritës, transmeton lajmi.net

Sipas tyre, kjo pajisje do të jetë në gjendje të gjenerojë diagnoza të çastit kudo, duke përfshirë dhomat e urgjencës, ambulancë apo zyrë të mjekut.

Smartfoni është shumë i aplikueshëm në klinikat dhe spitalet ku mungojnë laboratorët dhe sipas hulumtuesit kryesor shpejtësia e diagnostifikimit nepërmjet kësaj pajisje është më e shpejtë sesa me rezultatet laboratorike.

Dizajni i tanishëm punon me iPhone 5 dhe është treguar i saktë në 99% të rasteve. Ekipi hulumtues është duke e përdorur atë në situata të botës reale. Ndërsa dizajnet e ardhshme pritet të jenë të lidhura me çdo lloj smartfoni që keni në përdorim./lajmi.net