Shkencëtarët: Bateritë e telefonëve lëshojnë mbi 100 gazra toksike

Shkencëtarët kanë lajmëruar se dhjetra gazra të rrezikshme janë duke u lëshuar nga bateri që gjenden në miliarda pajisje të konsumit, si telefonë të zgjuar dhe tableta.

Auto & Tek

23/10/2016 22:41

Ekipi ka identifikuar më shumë se 100 gazra toksike lëshuar nga litiumi-jon i baterive, duke përfshirë monoksidin e karbonit, i cili mund të shkaktojë irritime të forta të lëkurës, syve dhe hundës dhe të dëmtojnë mjedisin më gjerë.

“Në ditët e sotme, baterit litium-jon janë duke u promovuar në mënyrë aktive nga shumë qeveri në të gjithë botën. Bateria litium-jon është përdorur nga miliona familje, kështu që është e domosdoshme që publiku në përgjithësi të kuptojnë rreziqet që qëndrojnë prapa këtij burimi të energjisë “, tha Jie Sun, autori kryesor dhe profesor në Institutin e Mbrojtjes NBC.

Pothuajse 20.000 bateri litiumi-jon u ndezën në pikën e djegies në studim, duke shkaktuar shumicën e pajisjeve të shpërthejnë dhe të gjitha të lëshojnë një sërë gazrash toksike.

Hulumtuesit planifikojnë për të për të përmirësuar sigurinë e litium-jonit të baterive në mënyrë që ato mund të përdoren në automjetet elektrike në të ardhmen në mënyrë të sigurtë.