Shkencëtarët arrijnë të shërojnë diabetin tek minjtë, pa efekte anësore

Një kurë e mundshme për diabetin e tipit 1 u shfaq në San Antonio.

Auto & Tek

26/07/2017 12:00

Hulumtuesit në Universitetin e Teksasit, Qendra Shëndetësore, bëri një zbulim për llojet e qelizave pankreatike që sekretojnë insulinën, transmeton lajmi.net

Sipas Dr. Doiron, strategjia tek minjët funksionoi në mënyrë të përkryer.

”Ne shëruam minj për një vit dhe ata nuk patën asnjë efekt anësor, gjë që kurrë më herët nuk është parë, megjithatë është model miu dhe prandaj duhet të kemi kujdes.”

Insulina e cila redukton sheqerin në gjak, krijohet vetëm nga qelizat beta. Ja se çfarë ndodhë në diabetin e tipit 1:

Qelizat beta shkatërrohen nga sistemi imunitar dhe më pas personi nuk ka insulinë.  Në diabetin e tipit 2 qelizat beta dështojnë dhe insulina ulet. Në të njejtën kohë në tipin 2 trupi nuk përdor insulinën në mënyrë efikase. /Lajmi.net/