Shkencëtarët arrijnë të krijojnë mushkëritë e para 3D

Shkencëtarët kanë arritur të rrisin mini-mushkëritë e para 3D nga qelizat burimore. Strukturat 3D të tyre kanë ngjashmëri 99% me mushkëritë e njeriut, thonë studiuesit.

Lifestyle

29/03/2015 16:38

Shkencëtarët arritën me sukses të rrisin mushkëritë së bashku me dy rrugët e frymëmarrjes, sipas studimit të publikuar në Elife.

“Ne kemi pritur që të formohen qeliza të tjera, por organizmi i tyre në struktura ngjan në rrugët e frymëmarrjes njerëzore, dhe kjo na befasoi shumë dhe është një rezultat emocionues”, tha autori kryesor Jason Spence nga Universiteti Michigan, transmeton Lajmi.net.

Shkencëtarët kanë përdorur qelizat embrionale, proteina të përfshira në zhvillimin e mushkërive, faktorë të rritjes dhe një përzierje të proteinave të tjera.

“Së pari, ne kemi shtuar proteinën ActicinA në qelizat burimore dhe i kemi lënë për katër ditë. Një lloj i indit i quajtur endodermë është formuar më pas. Endoderma është gjetur në embrione të hershme dhe i jep aftësinë mushkërive, mëlçisë dhe disa organeve të tjera që të rriten”.

“Pastaj kemi shtuar Noggin, një proteinë tjetër, dhe një faktor i rritjes transformuese. Kjo u la për katër ditë të tjera”, shton ai.

“Endoderma është e detyruar që të formojë struktura sferike 3D të quajtura si sferoide të stomakut”, u tha në përshkrimin e detajuar për rritjen e mushkërive, transmeton Lajmi.net.

“Organoidet mushkëri janë vetë-organizuese, dhe nuk kërkojnë manipulim të mëtejshëm për të gjeneruar inde 3 dimensionale”, shpjegoi Spence.

Megjithatë, këto struktura ishin zhvilluar në kushte ku mungojnë disa komponentë kyç, duke përfshirë edhe enët e gjakut.

“Ne shpresojmë se do të ndërtojmë përmes gjetjeve tona fillestare mushkëri më komplekse duke shtuar këto komponentë, dhe përfundimisht duke formuar organe të vogla të cilat janë në gjendje të kryejnë funksionet e lidhura me procesin e frymëmarrjes”, tha Spence.