Shkencëtarët arrijnë të bëjnë realitet telepatinë?

Sinjalet e trurit të transmetuara nëpërmjet internetit nga një person në tjetrin, kanë mundësuar dy njerëz që të luajnë një lojë kompjuterike me telepati.

Auto & Tek

12/11/2014 22:25

Në një shkrim të titulluar “Lidhjet drejtpërdrejte të trurit në tru tek njerëzit”, është publikuar kohët e fundit në revistën Plos One. Shkencëtarët nga Universiteti Washington kanë zbuluar një provë intigruese e fuqisë së trurit për të kontrolluar veprimet e një personi tjetër, transmeton Lajmi.net.

Tre grupe të studentëve morrën pjesë në eksperiment që filloi që nga gushti i vitit 2013, i financuar nga Zyra e Kërkimeve të Ushtrisë Amerikane. Çdo grup ka pasur detyrat e tyre të ndara, ku një pjesëmarrës do të vendoste se cilat lëvizje do t’i bënte personi tjetër gjatë lojës.

Pjesëmarrësi tjetër ishte ulur në një dhomë krejtësisht të errët në një ndërtesë rreth 2km larg, dhe misioni i tij ishte vetëm të bënte veprimet që i urdhëroheshin nga pjesëmarrësi tjetër.

“Studimi i ri sjellë tek ne një paradigmë ndërlidhëse ‘tru në tru’ nga një demonstrim fillestar i diçkaje që është shumë afër të ndodhë dhe të krijohet një teknologji transportuese”, tha bashkë-autori Andrea Stocco, një hulumtues në UW. “Ne tani i kemi përsëritur metodat tona dhe tani e dimë se ato mund të punojnë në mënyrë të besueshme tek pjesëmarrësit”, shtoi ai.

Sinjalet gjatë eksperimentit në kohë reale ishin dërguar nëpër internet, dhe koha e transmetimit të sinjaleve ishte për një sekondë. Suksesi i lojës ndryshoi në mesin e pjesëmarrësve, nga 25% deri në 83%. Shkencëtarët shpjeguan mungesat me dështimin e dërguesit për të ekzekutuar saktë mendimin për të dërguar komandën ‘zjarr’ gjatë lojës, transmeton Lajmi.net.

Ekipi i hulumtuesve përdori një elektroenkefalograf – një makinë që lexon aktivitetin e trurit për të kontrolluar lojën. Sinjalet e trurit, të transmetuara përmes internetit, ishin pranuar nga stimulimi magnetik i vendosur afër pjesës së trurit që i kontrollon lëvizjet e dorës.

Studentët gjatë kominikimit me telepati

Me një buxhet prej 1 milion dollarë për projektin, shkencëtarët janë duke planifikuar të krijojnë eksperimentet e tyre telepatike – në veçanti, për tu përpjekur që të transmetojnë më shumë procese komplekse të trurit, siç janë konceptet, mendimet dhe rregullat.

“Ajo çfarë në të vërtetë e karakterizon një njeri është komunikimi”, tha bashkë-autori Stocco për Medical Daily. Dhe kufizimi në komunikim është se jo të gjitha mendimet mund të shëndrrohen në fjalë, shtoi ai.

Një diagram i procesit të telepatisë

Telepatia, një aftësi në dukje magjike, i magjepsë që një kohë të gjatë shkencëtarët, por kjo nuk ishte e mundur deri kohët e fundit kur u arrit sukses në këtë proces. Këtë shtator, një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve kishin arritur të dërgojnë sinjale nga dy njerëz në Indi dhe Francë të cilët gjendeshin me kilometra larg njëri-tjetrit. Me këtë rast, komunikimi erdhi në formë të thjeshtë të përshëndetjeve si “Hola” dhe “Qao”.

Një video përshkruese e këtij eksperimenti: