Shkencëtarët: Alienët nuk mund të na pushtojnë, pasi nuk janë aq të mençur

Shkencëtarët kanë mohuar se alienët mund të na pushtojnë, duke pretenduar se ata në fakt nuk janë aq inteligjentë sa mendojmë.

Fun

17/09/2015 12:21

Një kërkim është bërë për të gjetur dëshmi të qytetërimeve të avancuara dhe për t’i krahasuar më pas ato me qytetërimet e tjera.

Në një shkallë Kardashev, të hartuar për ta vlerësuar avancimin teknologjik të një qytetërimi, njerëzit nuk arrijnë as statusin ‘Lloji 1’, e lëre më ‘Lloji 2 ose 3’. Nëse do të përballeshim me një pushtim të ‘Llojit 3’, ne nuk do të kishim shanse për të shpëtuar, thonë shkencëtarët.

Por, për fat të mirë qenie të tilla me inteligjencë të ‘Zotit’ nuk duket se ekzistojnë, të paktën jo në afërsi të galaktikës tonë, thuhet sipas hulumtimit, transmeton Lajmi.net.

Shkencëtarët kryen një kërkim për një ‘Lloj 3’ të qytetërimit nëpër qindra galaktika afër, por nuk gjetën dëshmi se ato ekzistojnë.

Për nga përkufizimi, ky lloj i tillë i një qytetërimi mund të hyjë në energjinë e të gjitha galaktikave. Nëse do të kishte, kjo do të prodhonte një sasi të madhe të ngrohjes e cila do të ishte e dallueshme nga astronomët, por shkencëtarët nuk kanë zbuluar ndonjë gjë deri më tani. (Lajmi.net)