Shkencëtarët afër krijimit të ekraneve transparente

Imagjinoni një poç elektrik të bërë nga diçka më të hollë se letra, por më të fortë se çdo material tjetër të njohur për njeriun. Duket e pamundur, por është e vërtetë.

Auto & Tek

18/06/2015 20:05

Një grup i shkencëtarëve nga Universiteti i Kolumbias, Universitetit Kombëtar i Seulit dhe Institutit për Kërkime Shkencore në Kore, njoftuan se kanë ndërtuar me sukses një poç elektrik të bërë nga grafeni – një material ky i cili është i trashë sa një atom, por më i fortë se një diamant.

Grafeni konsiderohet materiali më i fortë në botë, transmeton Lajmi.net.

Përdorimi i grafenit për të krijuar poçe elektrike është shumë modern, dhe shkencëtarët e kanë arritur atë duke përdorur një parim të vjetër shkencor. Ata vendosën rrymë elektrike në shiritat e grafenit të bashkëngjitur në elektroda metalike, dhe i lanë pezull ato mbi një shtresë; kjo shkaktonte që grafiti të ngrohej dhe të prodhonte dritë.

Është e njëjta gjë si fijet e holla në poçet tradicionale elektrike, përveç se në një shkallë mikroskopike, transmeton Lajmi.net.

Ajo që nuk është mikroskopike është drita që grafeni prodhon: Ajo nxehet pothuajse në temperaturën e njëjtë si një fije e hollë e flakët e poçit të zakonshëm elektrik – 2,500 gradë Celcius – dhe prodhon dritë që mund të shihet nga syri i njeriut.

Për më tepër, ngjyra e dritës mund të ndryshohej duke ndryshuar distancën në mes të fijeve dhe shtresës.

Shkencëtarët thanë se kjo teknologji do të përdoret shumë në të ardhmen. Ata thanë gjithashtu se grafeni mund të përdoret si një dritë e bashkëngjitur në dritare apo mure në dy tre vitet e ardhshme, dhe për të bërë ekrane transparente në pesë vitet e ardhshme.