Shkenca zbulon erëzën që lufton obezitetin – Lajmi.net
Shkenca zbulon erëzën që lufton obezitetin
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 18:39, 11 February 2018
Duket e pabesueshme por tashmë po e konfirmon edhe shkenca!

Sipas tyre, piperi i zi mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit, problem ky i cili është shfaqur mjaft shumë edhe tek fëmijët, transmeton Klan Kosova.

Piperonal, një përbërës që gjendet te kjo erz, është zbuluar se mund të ul “ndjeshëm” efektet e dëmshme të një diete të lartë në yndyrë gjatë testimeve të kryera te minjtë.

Në studimin indian, minjtë që e morën këtë erz si suplement për 6 javë kishin peshë trupore më të ulët, më pak përqindje të masës dhjamore në trup, nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe kocka më të forta krahasuar me kafshët që u ushqyen vetëm me ushqime të yndyrshme dhe pa piper.

Në një studim tjetër, shkencëtarët britanikë nga Kolegji Mbretëror i Londrës kanë zbuluar mutacione gjenetike të lidhura me obezitetin dhe sugjerojnë se obeziteti nuk lidhet gjithmonë me mbingopjen.

Ndërsa shkencëtarët indianë mendojnë se piperonali, përbërësi që gjendet te piperi i zi, mund të neutralizojë gjendet që lidhen me të qenët mbipeshë.

Të dyja ekipet shpresojnë që gjetjet e tyre të çojnë në zhvillimin e një trajtimi të ri për obezitetin, shifrat e të cilës thuajse janë trefishuar që nga viti 1975, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble
  • Play Zombie Big Trouble