Shkenca zbulon bakteren që lufton kancerin e lëkurës

Në trupin e njeriut shkencëtarët kanë gjetur se bakteret e lëkurës të quajtura ‘Staphylococcus’, mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Lifestyle

05/04/2018 19:46

Sipas departamentit të dermatologjisë në Universitetin e Kalifornias, këto baktere të cilat konsiderohen ‘’të këqija’’ në trupin e njeriut, kanë një fuqi për të jetuar pa dëmtuar lëkurën e njeriut për të prodhuar një substancë që ndalon tumoret nga rritja, njofton Klan Kosova.

Testet mbi minj treguan se molekula e prodhuar nga këto baktere ndërhyn me tumor por jo qeliza normale të lëkurës.

Hulumtuesit thanë se ky lloj i veçantë i baktereve të lëkurës prodhon një kimik që vret disa lloje të qelizave të kancerit, por nuk duket të jetë toksik për qelizat normale.