Shkenca: Ushtrimet fizike rinojnë lëkurën për 20 vjet

Shkencëtarët kanë zbuluar që marrja me sport jo vetëm që ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës dhe ta rinojë atë për 20-30 vjet. Sport iu mundëson personave që merren me të të ruajnë lëkurën e butë dhe elastike, konkluduan hulumtuesit nga Universiteti Macmaster në Kanada.  

Lajme

23/04/2014 00:48

Studimi i tyre është publikuar në revistën PNAS dhe është prezantuar në kongresin e paradokohshëm të shoqatës amerikane për mjekësinë sportive. Sipas tyre, stërvitja 3 orë në javë i kontribuon rinimit të dukshëm të lëkurës.

Ekspertët kanë marrë mostrat e dy shtresave të sipërme, nënlëkurës dhe lëkurës, dhe kanë konstatuar që sportistët më të vjetër se 40 vjeç kanë lëkurë 20 vjet më të re sesa moshatarët e tyre të cilët nuk janë marrë me sport.

Por, kjo nuk është përparësia e vetme e sportit, i cili, siç pohojnë hulumtuesit mund ta përmbysë tërë procesin dhe që të rinojë lëkurën për dhjetëra vite edhe të personave që fillojnë të merren me ushtrime fizike pasi të kenë arritur moshë të vjetër.

Personat me moshë mbi 65 vjeçe që kanë ushtruar në biçikletën e dhomës tre herë në javë gjatë tre muajve kanë arritur që dukshëm të rinojnë lëkurën e vet.

Shkencëtarët besojnë që fshehtësia qëndron në molekulat (citokine) që favorizojnë komunikimin ndërmjet qelizave të sistemit të gjakut.

Sipas hulumtuesve, marrja me sport ndihmon jo vetëm mbrojtjen e zemrës, trurit apo për uljen e riskut nga kanceri, por edhe në rinimin e lëkurës.