Shkenca thotë se baballarët e trashë janë më joshës

How Men Age sugjeron se fitimi i peshës në mënyrë të ngadaltë pasi që jeni bërë baba i bën meshkujt më të shëndetshëm, më joshës dhe më të prirë të jetojnë gjatë.

Fun

03/11/2016 22:40

Autori i këtij studimi, Richard Birbiescas, profesor i antropologjisë në Yale, sugjeron se shtimi i ngadaltë i peshës e forcon sistemin e imunitetit.

Tjetër bonus për të gjithë është se rënia e niveleve të testosteronit që shkaktohen nga mbipesha e bën babanë më pak të prirë t’i ndjekë gratë tjera, dhe të shpenzojë kohë ekstra duke qenë prind më i vëmendshëm dhe më energjik.

 Një studim leton e ka dëshmuar faktin se gratë i shohin si më tërheqës meshkujt që fitojnë pak peshë pasi që të bëhen prindër, krahasuar me ata që shkojnë vazhdimisht në palestër. /Telegrafi/