Shkenca me lajm të mirë për personat që pinë kafe shpesh – Lajmi.net
Shkenca me lajm të mirë për personat që pinë kafe shpesh
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 17:19, 1 January 2019
Konsumi i moderuar i kafesë, përkatësisht dy deri në tri sosh në ditë, mund të zgjidhë problemet e sëmundjeve të zemrës dhe të shtypjes së gjakut, pohonin studimet e mëparshme.

Megjithatë, një studim i ri po pohon se konsumimi i moderuar i kafesë në baza ditore mund të shtojë jetëgjatësinë e një individi, transmeton lajmi.net.

Instituti Kombëtar i Kancerit, Institutet Kombëtare të Shëndetit dhe Shkolla e Mjekësisë Feinberg në Universitetin Northwestern kohët e fundit analizuan të dhënat e pirjes së kafesë nga Biobanka britaneze, në një studim afatgjatë prej gjysmë milioni banorësh të moshës 38-74 vjeç.

Rezultatet, të botuara në JAMA Internal Medicine dhe të përmbledhura në revistën Popular Science, ishin befasuese.

Jo vetëm se personat që e konsumojnë shumë kafe jetojnë gjatë, por edhe më shumë gjasa se njerëzit që pinë mesatarisht ose pak. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO