SHKENCA E KONFIRMON: Është OK, t’i shpenzoni të gjitha paratë në …

E kemi dëgjuar këtë për vite me radhë, dhe më në fund edhe shkenca e konfirmon.

Lifestyle

26/08/2015 13:31

Një hulumtim i fundit psikologjik i realizuar nga Universiteti Cornell në Nju Jork, ka konfirmuar se ‘çelësi i lumturisë’ gjindet në përvojat tona gjatë jetës, e jo në gjërat materiale. Studimi i cili ka zgjatur dy dekada është udhëhequr nga Dr Thomas Gilovich i cili thotë se elementi kryesorë që tregon dallimet mes vlerave të përvojave dhe objekteve është ‘Adaptimi’. “Ne blejmë gjëra që t’a bëjmë veten të lumtur, dhe ja dalim me sukses. Por vetëm për një kohë të shkurtër. Kurse përvojat e reja janë interesante për ne në fillim, dhe pastaj adaptohemi.”

Në thelb ne mësohemi me gjërat që i posedojmë, dhe me kalimin e kohës, lumturia që e marrim nga objektet fillon të zbeher. Në anën tjetër, lumturia që ka ardhur nga përvojat që ne i kemi pasur faktikisht rritet me kalimin e kohës, sepse këto përvoja bëhen pjesë e jona dhe e formojnë identitetin tonë. “Shembull: Pse video-loja të cilën e ke pranuar për ditëlindjen e 20’të rri e mbyllur në një kuti nën shtratin tënd? Ndërsa udhëtimi yt për katër muaj rreth Afrikës ende vazhdon të jetë pjesë e bisedave dhe diskutimeve tua, më i freskët se asnjëherë edhe pas shumë viteve!?”

Dr. Gilovich këshillon, që në vend se të kurseni para për atë televizorin me ekran të sheshtë, një shteg më i sigurtë i lumturisë është nëse i shpenzoni ato para në përvoja si; udhëtimet, aktivitete në natyrë, apo edhe vizita në nëpër ekspozita të ndryshme.

“Ju mund t’i pëlqeni shumë gjërat materiale. Madje edhe mund të mendoni se një pjesë e identitetit tuaj është e lidhur për ato gjëra, por prapëseparapë ato janë të ndara nga ju,” thekson Dr. Gilovich. “Në të kundërtën e saj, përvojat tuaja janë vërtetë pjesë e juaja. Në fund të fundit ne jemi shuma totale e përvojave tona.”