lajmi.net

“Shkëmbim kufijsh”, Princ Leka propozon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Bashkimi kombëtar do të ishte ideal për Kosovën dhe Shqipërinë. I këtij mendimi është Princi i Shqipërisë Leka i Dytë që në një intervistë për gazetën “Dielli” ka propozuar se bashkimi mes dy shteteve nën një monarki do të sillte gjëra pozitive për dy vendet.

Lajme

10/08/2018 21:55

Princi thekson se që kur familja mbretërore u kthye nga jeta e tyre në mërgim, detyra e tyre ishte të hiqnin barrierat midis shqiptarëve dhe të promovonin unifikimin e pakicave shqiptare në Ballkan.

Përveç kësaj, bashkimi i ri që Princi propozon duhet të ketë një monark.

Princi i Kurorës i thotë gazetës se një Shqipëri e Madhe, e vendosur si monarki kushtetuese, do të sigurojë stabilitet më të madh politik sesa sistemi aktual politik.

Princi përdor Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkitë e tjera të Europës Perëndimore si shembuj të asaj që Shqipëria mund të arrijë në të ardhmen si një monarki kushtetuese e orientuar nga Perëndimi.

Në pyetjen nëse Princi Leka është i gatshëm të bëhet mbret i një Kosove të bashkuar dhe Shqipërisë, Princi u përgjigj: “Familja mbretërore gjithmonë do të respektojë vullnetin e popullit. Të jesh një princ apo mbret është e bukur. Të jesh në gjendje të shërbej vendit tim nuk shihet nga unë si një punë, por nderi më i madh”.

Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është një ide politike, e ringjallur që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Kosova është kryesisht shqiptare dhe me Republikën e Shqipërisë, ndan disa sektorë të përbashkët administrativë, siç janë arsimi dhe politika e jashtme.

Kultura, trashëgimia dhe tregtia janë bashkuar në masë të madhe midis të dyjave, të cilat gjithashtu kanë një kufi të hapur. Princi Leka është i vetmi fëmijë i Lekës së Parë, Princit të Shqipërisë.

Më 30 nëntor 2011, ai u shpall Princ i Republikës së Shqipërisë pas vdekjes së babait të tij.

Princi Leka ka qenë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe në të kaluarën ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Presidencën Shqiptare.

LM