Shkëmbi: Liria do të luftojë për katër vendet e para (VIDEO)

Pas një karriere të gjatë si futbollist në disa skuadra të futbollit shqiptar, por në vitet e fundit si kapiten i Skëndërbeut të suksesshëm, Bledi Shkëmbi ka filluar zyrtarisht aventurën si trajner.

Sport

18/06/2017 00:23

Ai ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e Lirisë së Prizrenit një kontratë njëvjeçare, duke hequr dorë si zëvendëstrajner i kombëtares U-17.

“Ndihem shumë i emocionuar pasi pak kohë pasi lashë futbollin tani e gjej veten në pankinë. Ndihem gati për këtë aventurë të re dhe shpresoj që të bëj po aq mirë sa bëra kur isha futbollist”, ka thënë Shkëmbi, citon Top Channel.

Kjo skuadër është pak e njohur edhe nga vet Shkëmbi, megjithatë në vitet e fundit ka luftuar për mbijetesën, ndërkohë që tashmë do të ketë një objektiv të ri.

“Në vitet e fundit ka luftuar për mbijetesë, ndërkohë që objektivi i radhës do të jetë një nga katër vendet e para”, ka shtuar trajneri i ri i Lirisë.

Bledi Shkëmbi është duke shfrytëzuar njohjet e tij në futbollin e Shqipërisë për të parë për përforcimet e mundshme.

I pari përforcim është pjesë e stafit, Iris Selimi, përgatitësi atletik i Skëndërbeut, por edhe i Kombëtares Shpresa U-21.

YouTube player