Shkëmbehen Vertonghen-Behrami?

Valon Behrami mund të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. Së fundmi, gjithnjë e më të shpeshtë janë zërat për transferim të tij të mundshëm në Tottenham. Por, sipas të së përditshmes italiane ‘Il Mattino’, mesfushori kosovar mund të shkëmbehet me Jan Vertonghen. 26 vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Rafael Benitez, prandaj qendërmbrojtësi belg mund…

Sport

14/04/2014 19:30

Valon Behrami mund të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. Së fundmi, gjithnjë e më të shpeshtë janë zërat për transferim të tij të mundshëm në Tottenham.

Por, sipas të së përditshmes italiane ‘Il Mattino’, mesfushori kosovar mund të shkëmbehet me Jan Vertonghen.

26 vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Rafael Benitez, prandaj qendërmbrojtësi belg mund të përfundojë në Napoli, duke u shkëmbyer pikërisht me futbollistin mitrovicas.

Për Behramin, interesim ka shprehur edhe Interi, pasi trajneri Walter Mazzarri e pëlqen shumë që nga koha kur punoi me të në San Paolo.

Mbetet të shihet se cili do të jetë ekipi i ri i Behramit, pasi largimi i tij nga klubi italian duket i padiskutueshëm gjatë kësaj vere.