Shkëlzen Maliqi: Plani serbo-rus dhe tendenca për barazim të Kosovës me Krimenë

Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka bërë një analizë në Zona B të Klan Kosovës rreth tendencave të Serbisë për aneksim të Veriut të Kosovës dhe planit të Rusisë së Vladimir Putinit për ta prezantuar të ngjashme Kosovën me Krimenë.

Lajme

16/01/2017 23:05

“Muri, Treni dhe fletëarrestet janë një seri e provokimeve. Ata (serbët) po e përdorin strategjinë e tyre që të jenë me dy binarë, edhe me Europën edhe me Rusinë. Ideja e tyre për të blerë kohë nuk funksionin përmes dialogut, sepse në një moment ata duhet të pranojnë realitetin në Kosovë dhe ata këtë nuk e duan”, ka thënë Maliqi.

“Skenari i rrezikshëm është se Serbia mundet të provojë aneksimin e veriut duke thënë se kosovarët e iniciuan konfliktin”.

“Ata kanë njëfarë shprese se me Presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump, ndoshta do të ndryshojë, ndoshta është budallallëk ndoshta është e bazuar. Qëllimi i tyre është që Republika Serbe e Bosnjës t’i bashkohet Serbisë”.

“Ky skenari i Krimesë po duket i përdorshëm për Serbinë në Ballkan, që të bëjnë, nejse jo një Serbi të madhe, atëherë së paku ta bashkojnë Serbinë me Republikën Serbe dhe eventualisht ta shkoqisin këtë pjesën veriore të Kosovës”.

Maliqi ka folur edhe për planin e Rusisë për influencë në një rend të ri botëror pas ardhjes në krye të SHBA-ve të Donald Trump.

“Ideja e Vladimir Putin që të paraqesë të njëjtë Kosovën me Krimenë. Kështu ai e proklamon edhe para perëndimit. Putni ka filluar t’i instrumentalizojë rusët që kanë mbetur jashtë rusisë kur u bë shpërbërja e Bashkimit Sovjetik”.

“Besoj se në disa qarqe edhe në Rusi edhe në Serbi synohet njëfarë krijimi i një perandorie Ortodokse, nëse mund ta quajmë ashtu, dhe mendojnë se me ardhjen e Trump mendojnë se rendi i ri botëror do të ketë disa ndryshime”.

“Shohim se Putini edhe me Edoganin (presidentin e Turqisë) ka krijuar disa aleanca. Disa po flasin se ndoshta po krijohet një Jaltë e re – një ndarje e re e zonave të interesit”.