Shkëlzen Gashi hero i Baselit, shkëlqen Taulanti

Mesfushori kosovar, Shkëlzen Gashi ka shënuar për ti siguruar fitoren skuadrës së Baselit në ndeshjen ndaj Young Boys, në një përballje ku Taulant Xhaka shfaqi një performancë mbresëlënëse.

Sport

19/10/2014 10:10

Mesfushori kosovar, Shkëlzen Gashi ka vazhduar të shkëlqejë me fanellën e Baselit, pasit tani ka shënuar golin vendimtar ndaj Young Boys.

Gashi shënoi gol në minutën e 31’ të takimit, që njëherish ishte edhe goli i vetëm në atë takim.

Heroi i Kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Serbisë, Taulant Xhaka luajti plotë 90 minuta në këtë takim dhe ishte njëri ndër lojtarët kryesor të Baselit në fushë.