Shkëlzen Doli: Unë jam shqiptar, dhe nuk krenohem me asgjë tjetër përveç kombit tim

Në 23 shtator violinisti shqiptar i Filarmonisë Vjenës Shkëlzen Doli në sheshin "Skëndërbeu" sjell një show muzikor gjigand  me bazë muzikën shqiptare,të kosovës, si dhe këngët qytetare të shqipërisë së mesme, këngët qytetare të kosovës, të shqipërisë së jugut, të veriut të shqipërisë, muzikën calabrese, valse, tango, flamenco.

ShowBiz

06/09/2017 14:32

Spektakli pritet të jetë me përmasa gjigande dhe të transmetohet në disa televizione botërore.

Ky do të jetë evenimenti i parë shqiptare  që do transmetohet kudo në botë, duke bërë dhe promovimin më të madh të artit shqiptar.

Show të ngjashëm muzikor të tillë realizon prej 1 dekade violinisti me famë botërore Andre Rieu në qytezën e tij në Maastricht në Hollandë, ku prej 6 vitesh kërkesat për të qenë në eventin e Rieu kanë kaluar pritshmëritë duke thyer dhe rekord botëror në pjesëmarrje rreth 250,000 persona në 7 netë rresht. Shkëlzen Doli me projektin e tij “Albanian Soul” synon të bëjë promovimin më të madh artit dhe  të muzikës shqiptarene ne Europe, Azi, Amerike.

Eventi i datës 23 shtator pritet të jetë dhe një nga eventet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Tiranë. Pjesemarrja pritet të jetë mbi 10,000 persona per te qene pjese e nje evenimenti qe do te jete mbreselenes per cdo shqiptar dhe qe do te na bej te ndihemi krenar qe muzika jone do te jete ne skenat me te medha boterore.

Projekti  do të kthej Tiranën në një nga destinacionet turistike në 23 shtator. Muzika e përzgjedhur, dhe show nga maestro Doli është ideuar të jetë për të gjithë grupmoshat dhe të gjithë artëdashësit dhe të apasionuarit e muzikës shqiptare.  Pjesë e orkestrës do të jenë edhe instrumentistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Vjena. Do të ketë dhe disa te ftuar speciale gjate mbremjes. Skenografia do te jete mahnitëse  dhe eshte ideuar te jete Apolonia e Fierit.

Realizimi teknik do të jetë në bashkëpunim staf Austriak, Gjerman dhe Shqiptar. Një numër i madh publiku pritet të jetë edhe nga Kosova, ku dhe kanë nisur shitjet e biletave. Biletat e eventit prej  janë në treg në sportelet e Western Union në të gjithë Shqipërinë, si dhe në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe online në www.myticket.al  Kerkesat jane te shumta per bileta per  kete event dhe kerkesat po vijne cdo dite e ne rritje.

doli1 doli2