Shkëlqimi i Rita Orës në Hollywood (Foto)

Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina, Rita Ora ka qenë mbrëmë e pranishme në Gala mbrëmjen tradicionale në Hollywood para dorëzimit të çmimeve Grammy. 

ShowBiz

08/02/2015 13:34

Rita ka pasur të veshur një fustan të gjatë të bardhë dhe ka shkëlqyer edhe me një frizurë me flokë të shkurtër.

Gjatë mbrëmjes Rita është shoqëruar me kolegen e saj, Iggy Azalea, me të cilën bashkërisht kanë realizuar super-hitin “Black Widow”.

Në foto të realizuara në këtë mbrëmje Rita Ora është shoqëruar edhe me aktoren dhe këngëtaren Miley Cyrus.