Shkëlqeu në Prishtinë, Elvana Gjata publikon prapaskenat e koncertit

Këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata javën e kaluar ka mbajtur një koncert në Prishtinë.

ShowBiz

20/07/2018 12:49

Ajo kishte mbledhur një numër të madh të njerëve që ndoqën nga afër performancën e veçantë të saj, shkruan lajmi net.

Me një fustan të kuq dhe me atlete, artistja Gjata thjesht dukej e mahnitshme me këtë pamje. Po ashtu, ajo ‘ndezi’ atmosferën me këngët që kishte përgatitur për fansat.

Së fundmi, në Instagram ka ndarë një kolazh të fotografive nga koncerti i saj në të cilin përshkruan çastet e lumtura që ka kaluar.

Elvana vazhdon të mbetet njëra nga artistet më origjinale dhe më të pëlqyera nga publiku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Blc1Bnald0H/?hl=en?&taken-by=elvanagjataaaa

https://www.instagram.com/p/BlczWPslo_W/?hl=en?&taken-by=elvanagjataaaa