Shkëlqeu në Botëror, ylli i Kroacisë transferohet në Serie A

Klubi i Interit nuk duket se është i “pangopur” me lojtarët që ka afruar në ekip dhe po tenton që të afrojë edhe një të fundit.

Sport

17/07/2018 20:34

Bëhet fjalë për një nga lojtarët që shkëlqeu me Kroacinë në Botëror.

Është mbrojtësi i Atletiko Madridit, Sime Vrsalko.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” ka qenë trajneri Spalletti ai që e kërkon në ekip.

Për momentin ka një mosmarrëveshje me ekipin spanjoll pasi Interi kërkon ta marrë si huazim më të drejtë blerjeje.

Italianët janë të gatshëm të paguajnë 6 milionë euro për vitin e parë dhe vitin tjetër të tentojnë blerjen e plotë por klubi i Atletico Madrid nuk ka rënë dakord pasi kërkon një marrëveshje të menjëhershme.