Shkëlqen Suarez, Barcelona prek kualifikimin (Video)

Barcelona ka arritur të shënojë fitore midis Anglisë kundër Manchester Cityt me rezultat 2-1 falë dy golave të shënuara nga Luis Suarez, duke prekur kështu kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampioënve.

Sport

24/02/2015 22:37

Ndeshja fillon mirë për Blaugranët. Në minutën e 16’ Luis Suarez shënon një gol të bukur me të majtën e tij për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 30’ pas një aksioni të filluar mirë nga Messi, Jordi Alba pason në mënyrë perfekte të Suarez i cili shënon për të dyfishuar epërsinë e Barcelonës.

Në minutën e 69’ Sergio Aguero pas një pasimi fantastik nga David Silva, arrin të ngushtojë epërsinë e skuadrës së Barcelonës.

Në minutën e fundit, Blaugranët kishin mundësi për të ngritur epërsinë, mirëpo Messi nuk ishte i saktë nga penalltia.

https://vine.co/v/OQYzUjw9wYb
https://vine.co/v/OQYmlBvxPxu
https://vine.co/v/OQYdj9eFlhH