Shkëlqen por nuk luan rregullisht, ky është vendimi i Asensios

Real Madridi ka rinovuar kontratat e shumë lojtarëve në muajt e fundit.

Sport

25/09/2017 10:34

Pas Marcelos, Iscos, Dani Carvajal, Karim Benzema e Marcos Llorentes, tani është radha për një lojtar tjetër të rëndësishëm te Los Blancos.

Bëhet fjalë për Marco Asensio, i cili me paraqitjet fantastike ka treguar se është ylli i së ardhmes në futbollin evropian.

Sipas AS, talenti spanjoll do të rinovojë deri në vitin 2023. Ndërsa, klauzola që Reali pritet t’i vendosë është 500 milionë euro.

Asensio në këtë sezon ka shënuar katër gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat. Ditë më parë anësori është zgjedhur si më i miri në botë nën-21 vjeç nga L’Equipe.