Shkëlqejnë futbollistët shqiptarë

Dita e shtunë ka qenë e mbushur me gola nga futbollistët shqiptarë nëpër ligat europiane.

Sport

01/11/2015 13:17

Granit Xhaka ka shënuar gol për Borussia Monchengladbachun në fitoren ndaj Hertha Berlinit.

Gol realizoi edhe Milot Rashica për Vitessen ndaj Excelsiorit.

Në anën tjetër Arbër Zeneli dhe mbrojtësi Ilir Berisha kanë shkëlqyer në kampionatin suedez. Futbollisti Arbër Zeneli shënoi dy gola, derisa një gol shënoi edhe mbrojtësi kosovar Berisha.

Goli i Besar Halimit ishte i vlefshëm në arritjen e një barazimi për skuadrën e FSV Frankfurt ndaj Paderbonit.

Ledian Memushaj realizoi nga penaltia në fitoren e Pescaras ndaj Crotones 4 me 1.