Shkatërrohet vendi ku u xhirua klipi ‘Despacito’ (Foto)

Shteti portorikan është goditur nga një ndër uraganet më shkatërruese në histori të njerëzimit.

ShowBiz

24/09/2017 16:43

Kjo ka bërë që përveç dëmeve materiale, të ketë edhe mbi 200 viktima dhe persona të humbur.

Mediat amerikane raportojnë se kjo situatë mund të përsëritet, ndërsa shumë yje botërore janë solidarizuar me popullin e Porto Rikos duke dhënë ndihma personale.

Një ndër ta është është edhe këngëtari spanjoll i superhitit botëror “Despacito, Luis Fonsi.

Ai ka publikuar disa fotografi në llogaritë personale në Instagram teksa tregon se si është shndërruar në gërmadha vendi se ku është xhiruar videoja e këngës.

Për fat të keq ai është shkatërruar nga tërmeti duke marrë një pamje shumë të trishtuar. Ndryshe, “Despacito” deri më tani është shikuar mbi 3.8 miliardë herë në YouTube./Telegrafi/