Shkatërrohet dega e fuqishme e “Cosa Nostras” në Itali, arrestohen 46 persona

Është shkatërruar dega e fuqishme e “Cosa Nostras”, në Itali.

Bota

04/12/2018 11:00

Mediat italiane shkruajnë se 46 persona janë arrestuar, pasi akuzohen si anëtarë të dyshuar të një dege të fuqishme të mafias Cosa Nostra.

Anëtarët e arrestuar ka dyshime se kanë qenë dikur pjesë e bandës nën drejtimin e Toto Rinës, transmeton shekulli.

“Një tërmet i vërtetë që ka shkatërruar fort mafien e Palermos. Dyzetë e gjashtë arrestime, në pranga edhe një shef i madh, i konsideruar trashëgimtar i Toto Rinës. Këta persona dyshohen për veprat penale të hyrje në shoqatë mafioze dhe anëtarësim në shoqatë kriminale”, shkruajnë mediat italiane.