Shkatërrimi që la pas “Irma” (Foto)

Me erërat e tij që mbërrijnë shpejtësinë 295 km në orë, uragani “Irma” ishte shkatërrues për Karaibet. Banesa të tëra janë kthyer në gërmadha e 10 persona kanë humbur jetën.

Bota

08/09/2017 08:30

Prej uraganit të kategorisë së pestë, niveli më i lartë i mundshëm, ishulli i vogël i Barbudës është pothuajse i pabanueshëm dhe territori francez i St. Martinit është rrafshuar gati krejtësisht, transmeton lajmi.net. Plot 95% e banesave në Barbuda kanë pësuar dëme dhe dëshpërimi dallohej qartë në deklaratën e kryeministrit Gaston Browne. /Lajmi.net/