Shkarkohet Villas-Boas

Tottenham ka shkarkuar menaxherin Andre Villas-Boas pas turpërimit 5:0 nga Liverpool të dielën. Disfata nga Reds ishte më e rënda e skuadrës londineze në White Hart Lane pas 16 vjetësh dhe e la ekipin në pozitën e shtatë në Premierligë. Villas-Boas, 36-vjeç, erdhi në Tottenham në korrik të vitit 2012, kurse më herët gjatë këtij…

Sport

16/12/2013 11:44

Tottenham ka shkarkuar menaxherin Andre Villas-Boas pas turpërimit 5:0 nga Liverpool të dielën.

Disfata nga Reds ishte më e rënda e skuadrës londineze në White Hart Lane pas 16 vjetësh dhe e la ekipin në pozitën e shtatë në Premierligë.

Villas-Boas, 36-vjeç, erdhi në Tottenham në korrik të vitit 2012, kurse më herët gjatë këtij sezoni pësoi një tjetër humbje me rezultat të ngjashëm duke u mundur nga Manchester City me rezultat 6:0.

“Klubi njofton se është arritur marrëveshja me kryetrajnerin Andre Villas-Boas për shkëputjen e bashkëpunimit. Vendimi është marrë pas konsultimeve të përbashkëta dhe në interes të gjitha palëve”, thuhet në komunikatën e Tottenhamit.