Shkarkohet Spalletti, Inter po e transferon trajnerin e madh

Luciano Spalletti është në presion të madh.

Merkato

13/12/2018 09:43

Luciano Spalletti mund të shkarkohet nga Inter, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Skuadra italiane nuk arriti ta kaloi fazën e grupeve, duke rënë kështu në Ligën e Evropës, përcjell “lajmi.net”.

Shumë media italiane bëjnë me dije se Spalletti mund të shkarkohet nga Interi, pasi këta të fundit kanë një shënjestër.

Nerazurët duan ta transferojnë Antonio Conten, si zëvendësues të Spallettit, pasi po dështon ta dërgojë skuadrën drejt sukseseve. /Lajmi.net/