Shkarkohet Gattuso, Milani merr super-trajnerin italian

.

Sport

17/07/2018 18:22

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane bëhet fjalë për të ardhmen e trajnerit Gattuso.

Sipas “sportmediaset.it”, tekniku kuqezi i ka ditët e numërua dhe në drejtimin e Milanit është projektuar Antonio Conte.

Mesa duke Elliot ka vendosur të bazohet te ish-trajneri i Chelseat, për të rilindur “djallin”.

Conte ka qenë gjithmonë i pëlqyer nga milanisitët dhe mesa duhet tani do të jetë momenti i duhur për të bashkëpunuar.

Eedhe Masimiliano Mirabelli e Marko Fassone i kanë orët e numëruara. Faktikisht Mirabeli po vazhdon të bëj merkaton e Milan, por tani të gjitha lëvizjet monitorohen nga Leonardo.

Braziliani po mendon të marrë një drejtor të ri teknik në vend të tij, Cristiano Giuntoli nga Napoli ose Daniele Prade nga Udinese.

konte