‘Shkarkohet’ Ancelotti, Bayern Munich befason me trajnerin e ri (FOTO)

"Bild" raporton se sot pasdite bordi i Bayern Munichut do të mblidhet për ta shqyrtuar situatën e skuadrës.

Sport

28/09/2017 13:41

Carlo Ancelotti mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Bayern Munichut brenda kësaj jave.

Skuadra bavareze u mposht me rezultat 3:0 nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Dhe, “Bild” raporton se sot pasdite bordi i Bayern Munichut do të mblidhet për ta shqyrtuar situatën e skuadrës, e cila nuk po kalon nëpër një formë të mirë, përcjell “lajmi.net”.

Nga Gjermania vjen lajmi se Ancelottin mund ta zëvendësoj,  ish ylli i skuadrës, Willy Sagnol, i cili aktualisht është ndihmës i trajnerit italian. /Lajmi.net/