Shkarkimi i kujtimeve nga truri në PC, i mundshëm deri më 2050

Nga mesi i shekullit 21 do të bëhet e mundur që të shkarkohet truri i njeriut në një superkompjuter, thuhet sipas një hulumtuesi.

Auto & Tek

27/04/2015 20:05

Ian Pearson, kreu i njësisë British Telecom, tha se përparimet e shpejta në informatikë do ta bëjnë kiber-pavdekësinë të mundshme brenda 50 vjetëve.

Pearson tha se pajisja e Sony Playstation 4, një pajisje 35 herë më e fuqishme se modeli i mëparshëm, është shenjë e gjërave që po vijnë, transmeton Lajmi.net.

“PlayStation i ri është një përqind i fuqishëm sa truri i njeriut”, thotë Pearson. “Është sikur një superkompjuter në krahasim me pajisjet që ishin 10 vjet më parë. PlayStation 5 ndoshta do të jetë aq i fuqishëm sa truri i njeriut”, shton ai.

Pearson tha se teknologjia e shkarkimit nga truri do të bëhet e gatshme gjatë dekadave në vijim. Në këtë teknologji, njerëzit do të jenë në gjendje që t’i shkarkojnë kujtimet dhe mendimet e tyre nga truri dhe t’i vendosin ato në superkompjuter.

Pearson gjithashtu parashikoi se deri më 2020 do të bëhet e mundur të ndërtohet një kompjuter plotësisht i ndërgjegjshëm me nivele mbinjerëzore të inteligjencës, transmeton Lajmi.net.

Kompjuteri ‘BlueGene’ i IBM tashmë mund të kryejë 70,7 trilion kalkulime për sekondë, dhe Pearson tha se qëllimi i ardhshëm informatik është që të replikohet vetëdija.

Vetëdija kompjuterike do të krijonte një sferë krejtësisht të re të makinave emocionale, të tilla si aeroplanët që kanë frikë nga përplasja.

Nga viti 2020, Pearson parashikon krijimin e një ‘bote virtuale’ me mjedise imersive të superkompjuterëve në të cilat njerëzit do të shpenzojnë shumicën e kohës së tyre, duke u socializuar dhe duke bërë biznes.

Ai tha: “Kur teknologjia ju jep një imazh 3D të ngjashëm me jetën tonë dhe më pas e lidhë atë me sistemin tuaj nervor, ju do të jeni në gjendje që t’i shtrëngoni duart, të lëvizni dhe të prekni gjëra. Është e pamundur të besoj se kjo nuk do të jetë e ardhmja e teknologjisë.”

Ai tha se pasojat e avancimit teknologjik duhet të shikohen me kujdes. “Për këtë duhet një debat global, pasi që të krijosh makineri të mençura sa njeriu është me të vërtetë një gjë e madhe”, thotë ai.