Shkarkimet e shtrenjta

Në shumicën e punëve, shkarkimi nënkupton pastrimin e tavolinës, dhe kërkim për një detyrë të re në shpallje si dhe ballafaqimin me ish punëdhënësin në kërkim të çfarëdo forme të kompensimit. Por, siç e dini, Premierliga funksionon ndryshe. Si askush tjetër, ajo paguan shtrenjtë. Kompensimi prej 4 milionë funtesh që mori Andre Villas-Boas pas shkarkimit…

Sport

17/12/2013 19:40

Në shumicën e punëve, shkarkimi nënkupton pastrimin e tavolinës, dhe kërkim për një detyrë të re në shpallje si dhe ballafaqimin me ish punëdhënësin në kërkim të çfarëdo forme të kompensimit.

Por, siç e dini, Premierliga funksionon ndryshe. Si askush tjetër, ajo paguan shtrenjtë. Kompensimi prej 4 milionë funtesh që mori Andre Villas-Boas pas shkarkimit nga Tottenham, vijnë pas 12 milionë funteve që mori kur u largua nga Chelsea.

Mirëpo, ai nuk është i vetmi që u ‘pasurua’ nga shkarkimi. Roberto di Matteo, trajneri që udhëhoqi Chelsean drejt triumfit të parë kontinental, ende paguhet 130 mijë funte në javë në klub, edhe pse u shkarkua edicionin e kaluar.

Ai do të vazhdojë të paguhet deri në qershor të vitit 2014. Pastaj vjen Jose Mourinho, i cili u largua nga Chelsea më 2007, pasi udhëhoqi ekipin drejt dy titujve në tri vjet. Ai thuhet se mori një Ferrari me vlerë prej 2 milionë funtesh, në mënyrë që të lirohet nga pjesa e mbetur e kontratës.

Luiz Felipe Scolari dhe stafi i tij, që punoi për vetëm tetë muaj në Stamford Bridge morën 12.6 milionë funte, edhe pse zhvilluan vetëm 36 ndeshje. Shtojani atyre Claudio Ranierin dhe Avram Grantin në listën e trajnerëve të kompensuar dhe bilanci mbërrin në gati 50 milionë funte nga 2003.

Por, nuk është vetëm Chelsea. Kenny Dalglish u pagua 8.25 milionë funte kur u zëvendësua nga Brendan Rodgers në fillim të edicionit të kaluar.

Kurse, Roy Hodgson mori 7.3 milionë funte nga Liverpool pas përfundimit të aventurës gjashtë mujore në Anfield Road. Roberto Mancini pranoi 7 milionë funte pas largimit nga Manchester City. Lista vazhdon…