Shkaku i një arsye të pabesueshme nuk udhëtoi me ekipin, sot është gjallë

Marcelo Boeck është dashur të jetë në aeroplanin me futbollistë të Chapeconese, i cili u rrëzua sot në Kolumbi.

Sport

29/11/2016 21:53

Por, ditëlindja e 32-të e tij, ka qenë shkak i mos fluturimit me ekipin.

Duke qenë portieri i tretë i skuadrës, atij i është lejuar të qëndrojë në Brazil për të festuar me familjen, shkruan index.hr, përcjell lajmi.net.

“Sapo bisedova me të, ka marrë gjithë familjen dhe ka shkuar në stadium ku janë mbledhur tifozët”, ka deklaruar agjenti i lojtarit, duke sqaruar edhe arsyet e mos udhëtimit të tij me ekipin në Kolumbi.

Boeck këtë vit është rikthyer në vendlindjen e tij në Brazil, pas nëntë vitesh të kaluara në Portugali te Martimo dhe Sporting.