Shkaku i operimit të gabueshëm në Kosovë, sportisti operohet 39 herë në Francë

Një gabim gjatë operimit në Kosovë ka sjellë probleme të mëdha për hendbollistin kosovar, Shqipërim Limani.

Sport

13/02/2019 12:31

Shqipërim Limani ia ka pa sherrin një gabimit gjatë operimit në njërin prej spitaleve të Prishtinës.

Hendbollisti kosovar tash e një kohë po trajtohet në një spital të Francë.

Ai beson se shumë shpejt do ta kalojë këtë gjendje, e cila për momentin nuk është aspak e lehtë.

Sportisti kosovar tregon se i është nënshtruar operimit 39 herë, kjo për shkak të një operimit të gabueshëm në vendlindje!

“Arsyet se përse jam në Francë janë shëndeti im. Kam pas probleme shëndetësore sepse në Kosovë me kanë bërë një operim të gabuar. Tash gjendem në Francë që 2 vite dhe kam bërë 39 operime, s’ka sukses shumë. Dhe, më mungon hendbolli shumë edhe pse këtu në Francë kam pas shumë oferta, por nuk mundem të luaj”, ka thënë për “Bota Sot” 24 vjeçari, i cili luan në pozitën e alos së djathtë.

“Për momentin gjendja ime shëndetësore është 50% me 50% dhe nuk dihet asgjë. Pas 39 operimeve është pak e komplikuar situata. Jam në Grenoble, në Michalon thirret spitali, i treti më i mirë në Evropë”, shton Limani, i cili ka mall për Kosovën dhe premton se do të kthehet në fanellën e klubit të zemrës, Kastrioti të Ferizajt.

Ai shprehet se spitali kosovar nuk ka marrë kurrfarë përgjegjësie.

“Vetëm ma kanë prish shëndetin tim më shumë. Kjo është e gjitha, më është dashur të udhëtoj urgjent në shtetin francez, sepse kisha probleme shumë. Tash ma kanë hekur zorrën e trashë krejt, e tash e kam në bark korpën”, përfundoi Limani.