Shkaku i lëndimeve Juventus do të jetë i pa kompletuar në sfidën ndaj Man Utd

Juventus nuk do ta ketë skuadrën e kompletuar në sfidën e radhës ndaj Manchester United.

Sport

22/10/2018 17:16

Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit kroat, Mario Mandzukic, përcjell lajmi.net.

Juve ka konfirmuar ditën e hënë se Mandzukic ka një problem në kavilje, ndërsa calciomercato.com raporton se ai do të mungojë për 2-3 javë.

Kroati do t’i bashkohet Sami Khedira-s, Bonucci-t dhe Emre Can, i cili ka probleme me tiroidet, në infermieri për ndeshjen e radhës.

Më poshtë keni skuadrën e grumbulluar nga Allegri për ndeshjen ndaj Djajve të Kuq.

Szczesny, Pinsoglio, Perin; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Cuadrado, Kean, Bonucci, Cancelo, Rugani, Bentancur, Bernardeschi. /Lajmi.net/