Shkaku i kritikave nga Oblak, shkarkohet trajneri i njohur

Tomas Kavcic është shkarkuar nga posti i trajnerit të Sllovenisë pasi ka kritikuar Joan Oblak. Ai ka thënë se portieri thoshte “gënjeshtra nga Madridi”.

Sport

17/10/2018 17:57

Gjithashtu vendimi është marrë edhe për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës ku luan një nga portierët më të mirë në botë.

Federata Sllovene ka lajmëruar shkarkimin e Kavcic për shkak të rezultateve të dobëta dhe për kritikat ndaj gardianit të Atletico Madrid, Jan Oblak.

Portieri nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjet e fundit pasi po rikuperohet nga një dëmtim.

“Oblak nuk më flet, ai po mashtrohet dhe kjo është shumë e trishtë. Kjo është një disfatë e madhe personale për mua,” shprehet trajneri i shkarkuar.

“Ai thoshte gënjeshtra nga Madridi pa folur me mua. Megjithatë, Sllovenia ka nevojë për të,” vijon Kavcic.