Shkaku i këtij ‘provokimi’ Jose Mourinho e sulmoi zyrtarin e Chelseas

Nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë derbi mes Chelsea dhe Manchester United.

Sport

20/10/2018 15:46

Ndonëse rezultati pas 90 minutave në fushë përfundoi në “paqe”, njëjtë nuk mund të thuhet për atë që ndodhi mes stafit të skuadrave.

Ishte njëri nga zyrtarët e Chelsea që duke festuar golin e Barkley të shënuar në minutën e 96’ vendosi të ‘provokoi’ para syve të Jose Mourinhos.

Këtij ‘provokimi’ nuk mundi t’i përmbahet Jose Mourinho, që me nxitim iu sul për ta sulmuar./Lajmi.net/