Shkaku i dasmës, ndërpritet programi i “DokuKino”

Adhuruesit e filmave në Prizren, të shtunën mbrëma nuk kanë pasur shans që të shikojnë ndonjë film në kinemanë e vetme “DokuKino”.

Lajme

28/05/2016 23:53

Arsyeja nuk është ndonjë problem teknik në kinema, por dasma që dikush e ka vendosur ta organizoj mbi hapësirën e Kompleksit Europa, në të cilën gjendet kinemaja.

Eroll Bilibani nga “DokuKino” ka postuar një fortografi në të cilën shihen dasmorë duke kërcyer në terrasen që është mbi kinema.

“Live nga Kompleksi Europa. Qender kulturore e kthyme ne sallon dasmash. Sot per shkak te zhurmes u anulu edhe programi i kinemase. Prizreni po lulezon!”, ka shkruar Bilibani.

Për Insajderin, Bilibani ka thënë se janë detyruar t’i kthejnë njerëzit në hyrje të kinemasë sepse nuk ka pasur shans të dëgjohet filmi nga muzika e dasmës.

“Këto ndodhin veç në vende ku s’ka ligj dhe rend”, ka thënë Bilibani.