Shkaktari kryesor i dhimbjes së padurueshme të shpinës

Sipas të gjitha gjasave, stresi mund të jetë shkaktari kryesor i dhimbjes së padurueshme të shpinës tuaj.

Lifestyle

23/01/2015 17:23

Stresi mund të përkeqësojë dhimbjen e shpinës dhe perceptimin e saj. John Sarno, një doktor dhe profesor i mjekësisë së rehabilitimit, beson se dhimbja më kronike e shpinës buron nga spazma e muskujve dhe inflamacioni i shkaktuar nga hormonet e stresit.

Kjo shkakton një çekuilibër në sinjalet e nervave dhe ndërhyn në furnizimin me gjak të muskujve, transmeton Lajmi.net.

Trajtimi i shpinës duhet të përfshijë intervenime që synojnë ndryshimin e modeleve të të menduarit dhe asaj se si trajtohet stresi. Pasi që mjeku ka përjashtuar shkaqet më të rënda të dhimbjes që po e keni në shpinë – të tilla si dëmtimi i nervave, kanceri apo infektimi – terapitë që duhet t’i ndiqni janë meditimi, joga, hipnoterapia, terapia me masazhe, stërvitjet dhe terapia fizike për të menaxhuar stresin dhe për të forcuar muskujt.