Shkak i punimeve, nesër në rrugën “Fehmi Agani” nuk do të ketë ujë

Nesër në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet do të zhvillohen punime.

Lajme

22/05/2018 16:17

Për këtë shkak, Komuna e Prishtinës, njofton se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Pas investimeve të bëra në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Fehmi Agani”, është koha për kyçjen e gypit të ri në sistem të ujësjellësit. Si rrjedhojë, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për këtë lagje në intervalin kohor 08:00 – 16:00”, thuhet në kumtesë.