Shkak i erërave të forta, mblidhet shtabi i krizës në Maqedoni

Era e fuqishme që kaploi shumë qytete të Maqedonisë, përfshirë edhe Shkupin, ka shkaktuar probleme në disa pjesë të kryeqytetit.

Lajme

24/09/2018 18:11

Në një pjesë të Lagjes Karposh të Shkupit është rrëzuar një kulm, ndërsa në shumë pjesë të tjera janë dëmtuar kabllot elektrike, për të cilat kanë ndërhyrë ekipet e EVN-së.

Është paralajmëruar mbledhje e shtabit të krizës, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike si: Higjiena komunale, Parqe dhe gjelbërime, Ujësjellësi dhe Njësia e zjarrfikësve.