Shiu shpëton Mercedes, Hamilton në “pole” ndërsa Vettel i 4-ti

Gjatë provave të Hungarisë ishte Ferrari skuadra më e shpejtë në pistë, por një shi i rrëmbyeshëm gjatë provave zyrtare ka bërë që Mercedes të dalë në majë me “pole” të dyfishtë me Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas. Pas tyre janë renditur të Kuqtë e Ferrarit, Kimmi Raikkonen dhe Sebastian Vettel.

Sport

28/07/2018 17:00

Dy minuta përpara fundit ishte finlandezi i Ferrari-t ai që kreu xhiron më të shpejtë në Hungaroring, por gjatë xhirove të fundit të pretendentëve Bottas merr “pole position” përpara se t’ia kalojë Hamitlon i cili ishte piloti i fundit që mbylli provat zyrtare.

Një rezultat i mrekullueshëm për Mercedes, mbase edhe i papritur duke parë provat e lira dhe epërsinë e Ferrari-t kur pista ishte me temperaturë të lartë, transmeton telesport.

Shiu ndryshoi gjithçka dhe nesër pritet të jetë një arë tepër interesante.