Shitjet e javës së parë të iPhone XS, më të mira se të iPhone X

Zakonisht kurdoherë që Apple prezanton një dizajn të ri të iPhone, klientët menjëherë blejnë një model të ri dhe shohim rritjen e shitjeve.

Auto & Tek

05/10/2018 23:19

Megjithatë, vitin e kaluar me iPhone X, edhepse telefoni nuk pa rënie, nuk ishte pikërisht suksesi i madh që Apple kishte shpresuar.

Mirëpo, duket se ndoshta iPhone-ët e këtij viti po tregojnë një histori të ndryshme.

Një raport nga Flurry Analytics pretendon (nëpërmjet NDTV) se shitjet e javës së parë të iPhone Xs dhe Xs Max duken më mirë se të paraardhësve të tyre, iPhone X, iPhone 8 dhe 8 Plus. Raporti thotë se iPhone i ri ka gjeneruar 7% më shumë të ardhura gjatë shitjeve të javës së parë, krahasuar me shitjet e kombinuara të iPhone-ëve të vitit të kaluar në javën fillestare.

Më herët Apple njoftonte figurat e para të shitjeve por në vitet e fundit ata kanë ndaluar këtë praktikë. Megjithatë, kompania pritet që zyrtarisht të ndajë rezultatet e tyre financiare muajin e ardhshëm kështu që ne duhet të jemi në gjendje të kemi një ide më të mirë se sa shumë janë shitur iPhone-ët e ri dhe për të parë nëse ndoshta modelet e këtij viti kanë mundur ato të vitit të kaluar.

iPhone XR ende nuk ka dalur në treg kështu që është e paqartë se si telefoni do të përshtatet me pjesën tjetër të iPhone-ëve. XR paraqet një alternativë më të lirë, por duke pasur parasysh se i mungojnë veçoritë e caktuara të iPhone Xs dhe Xs Max, mbetet për t’u parë nëse konsumatorët janë të gatshëm të heqin dorë nga karakteristika e përmirësuara për një çmim të lirë.