Shitja e Milanit, lajmi i fundit nga Prokuroria

Gjithçka është zyrtarizuar sot, në kuadër të qartësimeve nga ana e hetuesve milanezë, për dyshimet e aluduara gjatë muajit janar.

Sport

21/03/2018 21:11

Mbi tre sinjalizimet e transaksioneve të dyshimta, të përmendura gjatë muajve të fundit nga njësia e informacionit financiar të Bankitalia në Gdf, në lidhje me shitjen e Milan te sipërmarrësi kinez Yonghong Li, në prokurorinë e Milanos është çelur një dosje me model 45, ose më saktë, në regjistrin e akteve që nuk përbëjnë lajme për krime.

Një fashikull kështu, që për momentin pa hipoteza krimi dhe pa të hetuar, raporton Telesport.

Gjithçka është zyrtarizuar sot, në kuadër të qartësimeve nga ana e hetuesve milanezë, për dyshimet e aluduara gjatë muajit janar.

“Për momentin nuk ekzistojnë procedime penale në lidhje me shit-blerjen e AC. Milan”, kishte deklaruar më 13 janar, prokurori i Milanos për kronistët. Tani është mësuar se departamenti i udhëhequr nga prokurori Fabio De Pasquale ka hapur një dosje ku ka përfshirë edhe raportin e Gdf që përmban tre ‘sos’ dhe që për momentin sipas asaj që është kuptuar, nuk janë kryer transaksione apo aktivitete hetimi.

Klubi kuqezi kaloi prillin e kaluar nga duart e Silvio Berlusconi te sipërmarrësi kinez  Yonghong Li për shumën e 740 milionë euro, përmes përdorimit të fondeve “off shore”.

Ndëkrohë, tre sinjalizimet për transaksione të dyshimta, që mbërritën në njësinë e informacionit financiar të Bankës së Italisë, e më pas të trasmetuara te policia e Milanos, ishin grumbulluar dhjetorin e kaluar në një raport prej 10 faqesh, dorëzuar prokurorit De Pasquale.

“Sos” janë sinjalizime që banka ndërmjetësuese financiare, ose operatorë të tjerë të sektorin, edhe profesionistë, janë të ngarkuar të dërkojnë te Banka e Italisë, sikurse përcaktojnë normativat, kur kanë dyshime apo motive për të dyshuar, se janë kryer apo po ndërmerren operacione pastrimi parash ose terrorizmi.