Shitet Chevrolet Camaro, i djegur dhe i kthyer në metal skrapi

Kjo veturë është gjenerata e parë e Camaro Z/28, e cila është përfshirë nga flakët dhe është djegur tërësisht.

Auto & Tek

27/05/2016 03:28

Por, megjithëse nuk ka mbetur asgjë nga Chevroleti që ishte dikur, pronari e ka vënë në shitje dhe po kërkon pesëmijë euro për blerjen e saj, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është veturë e rrallë dhe vështirë mund të gjendet, çfarë i nevojitet dikujt e djegur dhe me mundësi të vogla të riparohet?

Pronari nga Detroidi i Shteteve të Bashkuara, po mendon se mund të ketë të interesuar, që janë të gatshëm të japin paratë dhe ta marrin veturën.

Chevrolet-Camaro-2 Chevrolet-Camaro-3 Chevrolet-Camaro-4 Chevrolet-Camaro-5 Chevrolet-Camaro-6 Chevrolet-Camaro-7