Shitësit nuk i lë përshtypje grabitësi me armë, shërben klientin (Video)

Ky është momenti kur një punonjës i një dyqani injoron hajdutin e maskuar dhe të armatosur, për t’i shërbyer një klienti tjetër.

Fun

12/07/2016 16:35

Siç shihet edhe nga pamjet, një burrë i maskuar hyri brenda në dyqan teksa mbante edhe një pistoletë në duar.

Por Said Ahmed nga Zelanda e Re, duket sikur i buzëqesh burrit që i drejton armën dhe më pas nis punën i qetë, duke shmangur kontaktin me grabitësin. Ky i fundit ndihet konfuz nga reagimi i Said-it dhe pret derisa të përfundojë porosinë.

Edhe pasi Ahmed i jep klientit porosinë e tij, ai nuk flet me hajdutin, por i kthen shpinën duke bërë tjetër punë. I habitur nga sjellja e shitësit, ai largohet nga dyqani.