Shiten produktet e Microsoft

Ka mbetur më pak se një javë nga Krishtlindjet dhe dyqanet janë në sezonin e tyre më të mirë. Por, për të gjithë konsumatorët që kërkojnë Surface Pro 2 dhe Surface 2, nuk do të jetë e lehtë pasi deri ditën e hënë, dyqani zyrtar i Microsoft’it online i tregon të dyja modelet dhe konfigurimet…

Auto & Tek

18/12/2013 07:00

Ka mbetur më pak se një javë nga Krishtlindjet dhe dyqanet janë në sezonin e tyre më të mirë. Por, për të gjithë konsumatorët që kërkojnë Surface Pro 2 dhe Surface 2, nuk do të jetë e lehtë pasi deri ditën e hënë, dyqani zyrtar i Microsoft’it online i tregon të dyja modelet dhe konfigurimet e tabletëve si totalisht të shitura.

Edhe në Walmart online të dyja pajisjet ishin të shitura. Një sërë konsumatorësh po raportojnë gjithashtu që tabletët nuk gjenden as në BestBuy, edhe pse në internet ato ishin të disponueshme deri ditën e hënë. Po ashtu, disa dyqane të rastësishme Best Buy në New York, Portland, Oregon dhe Austin, Texas nuk kishin asnjë model të disponueshëm.

Për të gjithë ata që mendojnë se kjo mund të jetë edhe një lëvizje për ta bërë popullor Surface’in gjatë këtyre ditëve, gazetari që realizoi hulumtimin për këtë lajm shkruan se në çdo dyqan që pyeti në telefon, nuk mori përgjigje të menjëhershme por u la të priste në linjë për disa minuta teksa shitësit pyesnin se a ishte vërtet i shitur tableti në të gjithë dyqanin, transmeton PCWorld Albanian.

Disa prej dyqaneve thanë madje se tableti kishte qenë mjaft popullor gjatë këtyre ditëve. Edhe në Amazon sasitë e disponueshme janë të kufizuara. Çështja shtrohet: A po shitet vërtet kaq shumë tableti apo Microsoft ka prodhuar me qëllim disa njësi më pak duke marrë parasysh shitjet jo të mira të tabletit të parë vitin e kaluar?